Kampionia e Kosovës, Trepça '89 kishte paralajmëruar se stërvitjen e së dielës do ta mbajë në stadiumin “Adem Jashari”, ku edhe do të zhvillohet ndeshja kthyese kundër Vikingurit. Por 89-shi edhe stërvitjen e së dielës e ka mbajtur në stadiumin e tij, “Riza Lushta”.
Kryetari i klubit, Abedin Zeka ka njoftuar se i është thënë se nga UEFA nuk lejohet një skuadër të stërvitet dy ditë para lojës në fushën ku do të zhvillohet takimi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Na është thënë që UEFA nuk lejon një skuadër të stërvitet dy ditë para një ndeshjeje në fushën ku zhvillohet ndeshja. Na thanë se nuk kemi të drejtë, por kjo nuk çon peshë. Ne do të vazhdojmë përgatitjet maksimalisht për të kaluar në raundin e dytë të garave kualifikuese të Ligës së Kampionëve”, ka deklaruar Zeka.
Zeka ka bërë të ditur se të hënën (sot) të dyja skuadrat do të zhvillojnë nga një stërvitje në “Adem Jashari”. Vikinguri do ta ketë në ora 18:00, kurse Trepça '89 një orë më vonë. Zeka ka folur edhe për shitjen e biletave.
“Kam informata se shitja e biletave po shkon mjaft mirë. Presim që të shiten të gjitha biletat. Çmimi është simbolik dhe presim të ketë nga gjithë Kosova, sepse Trepça '89 në këtë rast nuk do ta përfaqësojë vetëm Mitrovicën, por gjithë Kosovën”, ka shtuar Zeka.