Sportisti Fikret Shatri pritet të arrijë rreth orës 17:00 në Sheshin Skënderbeu në Tiranë, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës. Shatri më 2 korrik në ora 18:00 u nis nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, me mision për të vrapuar deri në Tiranë.
Por kilometrat e fundit po i bën duke ecur, ka njoftuar KOK-u. Ish-basketbollisti ka pësuar një lëndim të vogël dhe për këtë arsye vrapin e ka zëvendësuar me ecje. Shatri po shoqërohet gjatë marshimit për në Tiranë, ndër të tjera edhe nga drejtues të KOK-ut dhe anëtarë të shoqatave të vrapuesve nga Kosova e Shqipëria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo