Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Me gjithë fitoren, Dinamo eliminohet

Dinamos nuk i ka mjaftuar fitorja 1:0 për të avancuar tutje në Ligën e Evropës. Dinamo të enjten mbrëma fitoi në Zagreb ndaj Sevillas, por megjithatë skuadra spanjolle avancon në 1/8 e finales.

Sevilla e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 3:1. Kështu fitorja 1:0 nuk ishte e mjaftueshme për kampionen kroate.

Mislav Orshiq shënoi golin e vetëm në “Maksimir”. Ai realizoi në minutën e 65-të nga penalltia.

Arijan Ademi i mungoi Dinamos për shkak të një lëndimi.