Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Me gjithë dopietën, Kovaç po pret një garanci për të ardhmen

është i pari që ka fituar dopietën në Gjermani si lojtar dhe trajner, por kjo mund të mos mjaftojë që ai të mbajë postin e trajnerit te Bayern Muencheni.

Kovaç - skuadra e të cilit mposhti 3:0 në finale të Kupës së Gjermanisë, RB Leipzigun të shtunën, një javë pasi ka siguruar titullin e Bundesligës - ende nuk ka marrë një siguri publike nga klubi se ai do të jetë në krye. Kjo ndonëse ka arritur sukses të dyfishtë, në një stinor mjaft sfidues.

Presioni dhe paqartësia duket se lanë hije në atë që është triumfi i dytë rresht i Kovaçit në Kupën e Gjermanisë. Stinorin e kaluar kishte udhëhequr Eintracht Frankfurtit drejt triumfit në finale ndaj Bayernit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm