Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Me ardhjen e Ronaldos, Juventus hap dyert për shitjen e dy lojtarëve

Sulmuesi argjentinas mund të largohet nga “Zonja e Vjetër”, gjatë kësaj vere.

Ardhja e Cristiano Ronaldos te Juventusi ka hapur dyert për sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuainin, i cili para përfundimit të sezonit cilësohej nga drejtuesit e Juventusit si i pashitshëm.

Tani gjërat kanë ndryshuar dhe te Juve planifikojnë që me shitjen e Higuainit, të barazojnë bilancet pas blerjes së Ronaldos.

Për të rimbushur arkën, kushtëzim edhe nga Fair Play financiar, Higuaini është i pari që del në shitje, por nuk është i vetmi.

Mbrojtësi 23-vjeçar Daniele Rugani duket se do të jetë i sakrifikuari tjetër për Ronaldon.

Për të dy futbollistët ka shprehur interesim Chelsea.