Dy ndeshjet e para të gjysmëfinales së plejofit në elitën e basketbollit kosovar u drejtuan edhe nga arbitra të huaj. Francezët Nicolas Maestre e Valentin Oliot si dhe nga një gjyqtar vendor, ndanë drejtësinë në dy ndeshjet e gjysmëfinales: Peja – Ylli dhe Sigal Prishtina – Trepça.
Të dyja ndeshjet i fituan ekipet vendase, ndërsa në deklaratat pas ndeshjeve nuk pati ankesa në ndarjen e drejtësisë. Madje trajneri i Yllit, Adis Beqiragiq pati vetëm lëvdata për gjyqtarët.
Në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë thënë se kanë marrë vendim që ndeshjet e serisë gjysmëfinale dhe finale të kenë mbështetjen e gjyqtarëve të huaj.
“Ne si federatë kemi vendosur kështu, por jemi konsultuar me klube të cilat i kemi ftuar në takim dhe së bashku jemi dakorduar. Pastaj kemi bërë kërkesë zyrtare në FIBA që të na lejohet angazhimi i gjyqtarëve të huaj dhe i kemi angazhuar. Janë gjyqtarë të licencuar në FIBA. Në dy ndeshjet e para ishin francezë, ndërsa në të tjerat do të jenë të tjerë. Këtë nuk e kemi bërë vetëm për të eliminuar ankesat e polemikat, por edhe për garën në tërësi që të jetë e fortë”, ka thënë sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. “Gjyqtarët tanë janë shumë të mirë, por na duhet për këtë fazë mbështetja nga të huajt. Kështu e kemi vlerësuar ne në FBK”.
Në ndeshjen Prishtina – Trepça ka pasur disa pakënaqësi në vendimet e gjyqtarëve, por jo të nivelit kur të gjithë arbritrat janë vendorë.
-
Gjyqtarët kosovarë drejtojnë ndeshje evropiane, por jo edhe ndeshjet vendimtare për titull në vend
-
Arbitrat e vendit ndihen të tradhtuar, FBK-ja mbron vendimin për “të huajt”
-
Gjyqtarë nga Franca e Hungaria për ndeshjen e pestë, në finale do të ndërrohen
-
Kryetari i FBK-së tregon situatën me gjyqtarët e huaj dhe vendorë
-
Prishtina - Trepça i besohet gjyqtarëve vendorë