Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Me Albanën, Kosovës i shtohet edhe një yll

Shtetet skandinave gjithnjë e më shumë po ofrojnë lojtare për Përfaqësuesen e Kosovës në hendboll.

Tashmë baza e përfaqësueses përbëhet nga lojtare të rritura e të zhvilluara në Danimarkë, Norvegji e Suedi.

Bëhet fjalë për hendbolliste të reja, rreth të 20-tave, që vlerësohen lart në klubet e tyre, shkruan Koha Ditore.

Shumë prej vajzave janë parë me potencial për të luajtur për përfaqësueset e vendeve ku janë rritur, por kanë vendosur për Kosovën, tek e cila përfaqësuese natyrisht konkurrenca është dukshëm më e vogël.

Në vendet e Skandinavisë hendbolli i femrave është shumë i zhvilluar. Dhe prej këtij zhvillimi po përfiton edhe Kosova tashmë.

Albana Arifi është hendbollistja e fundit që ka vendosur t'i bashkohet Kosovës. Ajo vendimin e mori me rastin e dhjetëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)