Tifozëria rekorde në “T-Mobile Arena” prej 20.062 shikuesve ishte prezente të shtunën kryesisht për ta parë Conor McGregorin. Të hyrat nga biletat prej 15.7 milionë dollarë ishin kryesisht për shkak të mënyrës se si McGregor e ka promovuar luftën.
Presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë se ishin 1.2 milion teleshikues me pagesë në SHBA deri në orën 20:00, ndërsa ai ka pritur që numri i teleshikuesve me pagesë në SHBA të shkojë deri në 1,8 milion. Edhe kjo, natyrisht, është për shkak të pasionit që McGregor sjell në mesin e tifozëve të UFC-së. (UFC-ja është seria më e njohur e Arteve Marciale të Përziera).
Por, McGregor, që dikur shquhej për zgjuarësinë që kishte, tani është kthyer në luftëtar që ka telashe për të respektuar limitet sa herë që flet.
Pasi kërcënoi për javë të tëra për ta nxjerrë kundërshtarin Dustin Poirier nga kafazi me barelë, ishte vetë McGregor që kishte nevojë për ndihmë që të largohet nga kafazi të shtunën. Ai më pas iu nënshtrua një operacioni në këmbën e majtë në një spital lokal.
Ndonëse i mposhtur dhe humbës i qartë, me bilanc prej një fitore e tri humbje në katër luftërat e fundit në MMA dhe me një fitore e katër humbje në pesë luftërat e fundit në përgjithësi, McGregor nuk ka ditur se kur të ndalet së foluri. Pasi gjyqtari Herbb Dean i dha fund luftës në fund të raundit të parë dhe i dha fitore Poirierit me ndërprerje, pasi McGregor nuk mundi të vazhdonte, ish-kampioni sërish e ka kërcënuar Poirierin se do ta vrasë.
Edhe
Khabib e Jake Paul tallen me McGregorin pas disfatës së tij
Ai i bërtiti Poirierit derisa po qëndronte ulur dhe bëri një shenjë arme në drejtim të kokës së tij. Ishte pamje e McGregorit pa klas, të egër dhe për fat të keq të McGregorit tipik të këtyre ditëve.
Ai duhet ta përmirësojë paraqitjen, ndonëse mbetet luftëtar shumë i talentuar. Por McGregor duhet po ashtu të kujtojë se çka është një sportist me klas.
Për këtë duhet të shikojë te Poirier, që e mposhti dy herë këtë vit, pasi McGregor kishte fituar me nokaut në rundin e parë, në luftën e parë mes tyre në vitin 2014.
Poirier më i mirë në kafaz dhe jashtë tij
Poirier është bashkuar me ish-luftëtarin e MMA, Justin Wren dhe boksierin Manny Pacquiao për të ndërtuar shtëpi në Uganda. Më herët Wren dhe Poirier kanë ndihmuar që në disa pjesë të Ugandës të sigurohet uji i pijes.
Një i ri nga Louisiana, i quajtur Peyton Murphy qëndroi pranë kafazit në luftën e së shtunës, përkrah prindërve të Poirier. Murphy ka kancer të rikthyer dhe Poirier ka dhuruar para për familjen e tij që të ndihmojë në pagimin e faturave mjekësore. Ai po ashtu i ka ofruar Peytonit përkrahje morale.
“Ai është luftëtar i vërtetë”, ka thënë Poirier për Murphyn. “Personat si ai unë dua t’i ndihmoj të ngrihen. Është inspiruese për mua të shoh këtë djalosh të përballet me sfidat e përditshme dhe sërish ta dojë jetën, ta jetojë jetën dhe asnjëherë të mos humbë shpresat. Këta persona janë luftëtarë të vërtetë”.
Kur flasim për Poirier, ai është luftëtar gjentil dhe shembull. Ai ka bilanc 8:1 në nëntë luftërat e fundit, ndërsa disfatën e vetme e ka nga Khabib Nurmagomedov, më i madhi në histori të këtij sporti. Ai ka dy fitore ndaj McGregorit dhe fitore ndaj luftëtarëve si Justin Gaethje, Eddie Alvarez, Dan Hooker, Jim Miller, Max Holloway dhe Anthony Pettis.
Ai është luftëtar i madh dhe me klas. Por është shqetësuar nga mungesa e klasit të McGregor dhe insistimi i tij për të folur për gjëra jo të këndshme.
“Dëgjoni, Conori ka thënë disa gjëra të këqija. Kur të dalin pamje nga prapaskena e kësaj lufte, do të dëgjoni atë të thotë gjëra shumë të këqija, ndërsa qëndron në dysheme. Ndonëse ai vazhdon të thotë gjithë këto, unë nuk i dëshiroj lëndim serioz askujt. Ai ka fëmijë. Unë dua që ai të shkojë i sigurt në shtëpi”, ka thënë Poirier.
Të flasësh për gjëra të këqija në këtë sport ndodh shpesh. Por në vitet e fundit McGregor vazhdimisht e ka kaluar kufirin. Derisa po afrohej lufta, ai e përfshiu edhe gruan e Poirierit, Jolie, në diskutimet jo të këndshme.
Edhe
McGregor thyen këmbën dhe mposhtet nga Poirier
Familjet e luftëtarëve nuk duhet asnjëherë të jenë pjesë e diskutimeve. Familjet nuk janë pjesë e luftërave. Familjarët nuk kanë bërë asgjë. McGregor përballet me mungesë vetëkontrolli dhe në ditët e fundit edhe me mungesë të klasit.
Ai përmendi gruan e Poirierit edhe pasi mbeti në dysheme pasi humbi luftën në kafaz.
“Kjo nuk është mirë”, ka njeriu i parë i UFC-së, White.
White paralajmëron McGregor – Poirier 4
Me ish-presidentin, Donald Trump, në mesin e tifozëve, Poirier pati paraqitje mbresëlënëse. McGregor doli duke sulmuar, dhe si zakonisht, jepte goditje. Ai ende ka aftësi të klasit botëror, por nuk po i shfrytëzon ato si në të kaluarën.
Poirier qartë se ka vuajtur pas një goditje të hershme të McGregorit me të majtën. Por Poirier kontrolloi një goditje dhe tha se e dinte që kocka e McGregorit u thye. 10 sekonda para fundit të rundit, McGregor mbeti ulur me kyçin e këmbës të rrotulluar.
Barela u soll, por ishte McGregor që doli si humbës nga kafazi, ndonëse lufta kishte fund të hershëm.
Trajneri i Porier, Mike Brown, theksoi se vetëm është shkurtuar koha që McGregor do të rrihej.
Ishte e qartë se Poirier ishte më i mirë në kafaz dhe dukej se do të fitonte edhe pa lëndim.
Poirier tani është 2:1 me McGregorin, por White ka thënë se një luftë e katërt mund të ndodhë.
“Ne do të luftojmë sërish, në kafaz apo skaj rrugës. Nuk thuhen gjërat që i ka thënë ai”, ka theksuar Poirier.
Edhe
Lufta Poirier – McGregor planifikohet të zhvillohet me shumë shikues
Për fat të keq, McGregor i tha të gjitha që i erdhën më mendje. Dhe do të ishte më mirë sikur të ndalej.
Ai mbetet sportist i nivelit më të lartë, por sjelljet e tij nuk janë të këtij niveli. Ai duhet të shikojë veten në pasqyrë dhe të dëgjojë njerëzit që i ka përreth. Ai është jashtë kontrollit dhe po duket keq sa herë që e hap gojën. Ai thjesht duhet të shikojë te Poirier për të marrë këshilla se si të sillet.