Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

McGregor thyen këmbën dhe mposhtet nga Poirier

Conor McGregor u mund në mënyrë sensacionale për herë të dytë nga Dustin Poirier pasi theu këmbën në UFC 264 të shtunën në mbrëmje në Las Vegas.

32-vjeçari ndaloi në sekondat e fundit të raundit të parë kundër ish-kampionit të përkohshëm të peshave të lehta, Dustin Poirier.

Përsëritjet treguan që ai kishte lënduar kyçin e këmbës dhe lufta u ndalua nga mjekët.

"Kjo nuk ka mbaruar. Nëse më duhet ta nxjerr jashtë, le ta nxjerrim jashtë", deklaroi McGregor ndërsa u intervistua ndërsa ishte ulur me kyçin e këmbës të lidhur, përpara se të nxirrej jashë ringut në një barelë.

McGregor kishte mundur Poiriein me nokaut në UFC 178 në vitin 2014, por Poirier barazoi rezultatin në UFC 257 në janar duke e mposhtur irlandezin me nokaut.

Edhe Rikthimi i McGregorit zgjat vetëm 69 sekonda Luftarake 1 j. më parë Rikthimi i McGregorit zgjat vetëm 69 sekonda

Kjo do të thoshte se rivaliteti ishte i përkryer për të shkuar drejt periudhës së tyre të trilogjisë në Las Vegas, dhe ishte Poirier ai që doli fitimtar në rrethana fatkeqe.