Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

McGregor akuzohet se dhunoi një femër në serinë finale të NBA-s

Connor McGregor është akuzuar se ka dhunuar një femër në ndeshjen e katërt të serisë finale të NBA-s, që u zhvillua më herët këtë muaj.

Luftëtari i UFC-së, ka mohuar të gjitha akuzat, ka raportuar “TMZ” të premten.

Në fakt, ai po akuzohet për dhunim për ndeshjen mes Miamit dhe Denverit që u zhvillua më 9 qershor, në të cilën e grushtoi maskotën e Heatit që më vonë kërkoi trajtim në spital.

Mësohet se akuza bën të ditur se McGreggor në mënyrë të dhunshme ka dhunuar femrën brenda tualetit të meshkujve.