Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

McGinni afër Manchester Unitedit

Manchester Unitedi ka identifikuar transferimin e parë të janarit.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit do të synojnë transferimin e mesfushorit të Aston Villas, John McGinn.

Drejtuesit e klubit thuhet se do të paguajnë 40 milionë euro dëmshpërblim për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit.

27-vjeçari po shihet si zëvendësues i Paul Pogbas që mund të largohet.

Skocezi ka kontratë me Aston Villan deri në vitin 2025.

Këtë sezon në 17 paraqitje në Premier League ka shënuar tre gola.

Artikuj të ngjashëm