Pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes derbi në mes të kampionit në fuqi të Kosovës, Ballkanit dhe fitueses së Kupës, Prishtinës.
Ndeshja po luhet në Suharekë dhe i takon javës së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Vendasit patën raste më të mira, por nuk arritën të konkretizonin.