Është mbyllur pa fitues ndeshja në mes të Kamerunit dhe Guinesë. Kjo ndeshje u zhvillua të hënën dhe i takoi Grupit C të Kupës së Afrikës.
Guinea në minutën e 10-të kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Mohamed Bayo. Në minutën e tretë të kohës shtesë të pjesës së parë Guinea mbeti me një lojtar më pak në fushë.
Francois Kamano u përjashtua pas kartonit të kuq. Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi Kameruni që shënoi golin e barazimit në minutën e 51-të.
Frank Magri ishte shënues i golit të barazimit. Por ishte e tëra që Kameruni arriti të bënte me një lojtar më shumë në fushë deri në minutën e fundit të ndeshjes së parë.