Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbyllen pjesët e para në xhiron e nëntë të Superligës

Janë mbyllur pjesët e para të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Prishtina po avancon ndaj skuadrës së Llapit me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm e shënoi Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 22-të.

Në duelet tjera, Gjilani – Ballkani dhe Dukagjini – Malisheva, nuk ka gola pas 45 minutave të para.

Malisheva prej minutës së 11-të është duke luajtur me një lojtar më pak në fushë. Ardian Hoti u ndëshkua direkt me të kuq nga gjyqtari Shpëtim Murtezi që e vlerësoi si lojtar të fundit pas ndërhyrjes në Altin Merlakun.