Mbrojtësi kosovar, Elvis Letaj (19) do të jetë pjesë e Hajdukut të Splitit në stinorin pranveror. Letaj në fakt është i lindur në Kroaci, por është nga Kosova. Ai është prodhim i akademisë së klubit të madh nga Spliti.
Në verë u huazua te skuadra e elitës sllovene, Tabor Sezhana, ndërsa ka luajtur rregullisht. Ndërkohë Hajduku ka shitur një mbrojtës dhe ka vendosur që të kthejë Letajn para kohe.
Letaj në vjeshtë ishte dy herë në listën e Kosovës U21.