Ballkani ka prezantuar edhe një përforcim të hënën.
Bëhet fjalë për mbrojtësin 21-vjeçar, Elvis Letaj. Ai kryesisht luan në krahun e majtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLetaj, i lindur në Kroaci, është rritur te Hajduku i Splitit. Pasi nuk ia doli të stabilizohet në klubin e madh nga Spliti, kishte periudha huazimi te Tabori dhe Radmolje në Slloveni. Ka luajtur për U17 të Kroacisë e më pas për U21 të Kosovës.
Nuk ka ndeshje të evidentuar që nga fundi i prillit të vitit të kaluar.
“Letaj vjen nga kampionati kroat dhe konsiderohet një prej mbrojtësve më premtues të gjeneratës së tij. Me këtë transferim, FC Ballkani tregon edhe njëherë ambicien për të konkurruar denjësisht në arenën vendore dhe ndërkombëtare”, shkruan në njoftimin e Ballkanit të Suharekës.