Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbrojtësi i Sampdorias rezulton se nuk është i infektuar me koronavirus

Mbrojtësi i Sampdorias, Omar Colley rezulton se nuk është i infektuar me koronavirus.

Më herët ishte raportuar se Colley është në mesin e shtatë lojtarëve të Sampdorias që është infektuar nga koronavirusi. Mirëpo, Colley vet në rrjetet sociale ka konfirmuar se testet shtesë kanë konfirmuar se ai nuk është i infektuar.

Ai ka treguar se testi i parë më 12 mars ishte i dyshimtë dhe testet shtesë që i janë bërë atij dhe familjes së tij kanë rezultuar negative.