Real Madridi ka marrë kryesimin në La Liga, pasi ka shfrytëzuar për mrekulli gabimin që e ka bërë më herët gjatë të enjtes Girona rivale.
Lucas Vazquez realizoi golin e vetëm për Realin në fitoren 1:0 si mysafir i Alavesit në kuadër të ndeshjes së vlefshme për xhiron e 18-të. Ai shënoi në minutat shtesë.
“Mbretërit” e arritën fitoren edhe pse luajtën me një futbollist më pak në fushë që nga minuta e 54-t kur u ndëshkua me karton të kuq Nacho Fernandez.
Reali është lider në tabelë me 45 pikë. Ka pikë të barabarta me Gironën, por prin pasi e ka mposhtur në ndeshjen direkte.
Më herët gjatë ditës, Girona u nda baras 1:1 me Betisin.