Më shumë se 141 mijë persona po e përcjellin direkt fluturimin e Lionel Messit nga Barcelona për në Paris nëpërmjet aplikacionit “Flightradar24”, kanë raportuar mediumet e huaja.
Messi është rrugës për në Paris, ku do ta firmos kontratën me Paris Saint-Germainin.
Ai tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin francez. Messi është pajtuar me kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi, kurse paga e tij vjetore do të jetë 35 milionë euro. Messi te Parisi do të transferohet si lojtar i lirë.