Sulmuesi Kylian Mbappe, të premten ka pranuar zhgënjimin e tij të madh pas eliminimit të Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.
Parisi u eliminua në 1/8 e finales nga Real Madridi, përkundër që Mbappe shënoi dy gola në dy ndeshjet. Në fund, Reali triumfoi me rezultatin e përgjithshëm 3:2 dhe avancoi në çerekfinale të kësaj gare.
Mbappe nëpërmjet një postimi në “Instagram” e ka thyer heshtjen pas dështimit të Parisit edhe këtë sezon në Champions.
“Moment i vështirë”, ka shkruar Mbappe 23-vjeçar.
“Liga e Kampionëve ishte një objektiv i madh për ne dhe ne dështuam. Sezoni nuk ka mbaruar dhe çfarëdo që të ndodhë, ne do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur deri në ndeshjen e fundit të sezonit. Faleminderit mbështetësve që janë pas nesh dhe që bënë udhëtimin. Ky është Parisi”.
Edhe
Mbappe befason me deklaratën për të ardhmen e tij
E ardhmja e sulmuesit francez te PSG-ja nuk është aspak e sigurt, pasi Mbappe deri më tani ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit.
Së fundmi, është raportuar që Mbappe tashmë ka arritur marrëveshje me Real Madridin, ekip të cilit do t’i bashkohet si lojtar i lirë në verë. Ai është pjesë e Parisit prej vitit 2017 dhe deri më tani ka shënuar 157 gola në të gjitha garat.