Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe: Parisi mund ta mposhtë Realin

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, beson se skuadra e tij mund t'i japë fund dominimit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi i Francës, Mbappe, ka shënuar 11 gola në 18 ndeshje që nga transferimi te Parisi nga Monaco në verë të këtij viti, transmeton “Koha Ditore”. Parisi do të përballet me Real Madridin në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi stinorin e kaluar u fut në histori duke u bërë skuadra e parë që mbrojti titullin e kampionit në Ligën e Kampionëve, format që njihet prej 1992-s.

“Sigurisht se jemi në gjendje të mposhtim Real Madridin. Nëse dëshiron të fitosh Ligën e Kampionëve atëherë duhet të mposhtësh skuadrat më të mira dhe Real Madridi pa dyshim është një prej tyre”, ka thënë Mbappe, përcjell “Telefoot” të hënën.

Artikuj të ngjashëm