Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe jashtë fushave për dy javë

Sulmuesi Kylian Mbappe pritet të mungojë të paktën dy javë pas lëndimit që mori në ndeshjen e Francës ndaj Bosnjë e Hercegovinës në kuadër të eliminatoreve për Botërori “Katari 2022”.

Lojtari është rikthyer në Paris dhe pas ekzaminimeve të tjera, rezultoi se Mbappe ka ende dhimbje në kyçin e këmbës.

Sulmuesi 22-vjeçar do të humbasë dy takimet e radhës kualifikuese të Francës, me Ukrainën dhe Finlandën, por edhe dy ndeshjet e para të PSG-së pas pauzës. Bëhet fjalë për ndeshjen e javës së pestë përballë Clermontit dhe atë të Ligës së Kampionëve ndaj Club Brugges.

Artikuj të ngjashëm