Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe e thërret De Jongun te PSG-ja

Kylian Mbappe ka këshilluar mesfushorin e Ajaxit, Frenkie de Jong që t’i bashkohet atij te Paris Saint-Germaini.

De Jong shihet si një prej mesfushorëve me të ardhme të ndritur në futbollin europian dhe një numër klubesh kanë shprehur interesim për të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajaxi ka kërkuar 85 milionë euro për shërbimet e tij dhe këtë çmim PSG-ja synon ta paguajë.

“Vizioni i tij në ndeshje dhe kualiteti i pasimeve e bëjnë atë të vlefshëm. Është i mirëpritur te Parisi. Do të na ndihmonte shumë”, ka thënë Mbappe për France Football.