Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe e quan Parisin klub “përçarës”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, e ka quajtur “përçarës” klubin e tij, Paris Saint-Germain, derisa vazhdojnë ende dyshimet e tij për të ardhmen te kampioni i Francës.

24-vjeçari, kontrata e të cilit me PSG-në skadon në vitin 2024, ka folur në një intervistë për revistën “France Football”.

Golashënuesi më i mirë i PSG-së i ka thënë klubit se nuk do të nënshkruajë kontratë të re.

“Mendoj se të luash për PSG-në nuk të ndihmon shumë sepse është klub përçarës, skuadër përçarëse”, ka thënë Mbappe.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se nuk do ta lejojë Mbappen të largohet si futbollist i lirë, kur kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Mbappe, i cili e ka fituar pesë herë titullin e Francës me PSG-në qëkur u transferua nga Monaco në vitin 2017, ka shënuar 41 gola në të gjitha garat në edicionin e kaluar dhe e ndihmoi ekipin ta fitonte ligën për herën e 11-të.

Edhe Çka nuk shkoi te Franca, sipas Mbappes Botërori 2026 1 j. më parë Çka nuk shkoi te Franca, sipas Mbappes

Por, ai dhe skuadra franceze dështuan në Ligën e Kampionëve duke u eliminuar në 1/8 e finales nga Bayern Munichu.

Luis Enrique u emërua trajner javën e kaluar, duke e zëvendësuar Christophe Galtierin. Nga PSG-ja janë larguar Lionel Messi e Sergio Ramos.

Edhe e ardhmja e Neymarit është në dyshim.