Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe dhe Neymar u stërvitën krah njëri-tjetrit

Kylian Mbappe dhe Neymar u stërvitën krah njëri-tjetrit të martën përpara ndeshjes që PSG-ja e zhvillon në Ligue 1 kundër Strasburgut.

Mbappe nuk i ka punët mirë me Neymarin. I ka kërkuar krerëve të klubit ta largojnë sa më shpejtë.

Fituesi i Kupës së Botës, Lionel Messi ka marrë pushim deri më 1 janar, por finalisti Mbappe është rikthyer në stërvitje së bashku me Neymarin dhe Achraf Hakimin.

Hakimi me Marokun shkruan histori duke arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

PSG-ja ndeshjen kundër Strasburgut e luan të mërkurën. Kampionët në fuqi të Francës kanë pesë pikë më shumë se përcjellësi i parë Lensi, ndërsa Strasburgu zë vendin e 19-të në tabelë.

Artikuj të ngjashëm