Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maxhuni operohet me sukses

Lorik Maxhuni e ka përfunduar me sukses operimin në këmbë.

Maxhuni të premten gjatë ditës u lëndua rëndë pas ndërhyrjes nga Leorant Marmullaku në fundin e ndeshjes së barazhit.

Flamurtari u mposht në fund 2:1, ndërsa e humbi edhe njërin prej futbollistëve më të mirë në fushë dhe nuk dihet se sa mund ta lë atë jashtë fushave ky lëndim.

“Faleminderit dr. Gani Jashanica, dr. Agron Balaj dhe dr. Nderim Salihaj e gjithë stafit të ortopedisë për intervenimin e shpejtë. Operacioni përfundoi me sukses. Faleminderit Zotit. Shihemi së shpejti”, ka shkruar në Facebook mbrojtësi i krahut të djathtë i “kuqezinjve”.

Artikuj të ngjashëm