Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Max Verstappen fiton në Francë

Max Verstappen fitoi çmimin e madh në Francë pas një lufte të ashpër me Mercedesin e Lewis Hamiltonit, që mbeti në vendin e dytë në xhiron e parafundit. Sergio Perez u rendit i treti dhe Valtteri Bottas i katërti.

Verstappen i Red Bullit fitoi pas një gare të tensionuar me plot të papritura. Drejtori i Red Bull, Christian Horner, ka thënë se nëse ekipi i tij mund ta mposhte Mercedesin këtu, duke qenë dominues vitet e fundit, mund ta mposhtin kudo. Kjo ishte fitorja e parë e Max Verstappen në Francë, ku rezultati i tij më i mirë në këtë vend ishte pozita e dytë, raporton theguardian.

Kjo është fitorja e tij e 13-të në karrierë dhe e treta e tij këtë sezoni, pas një fitore dominuese në Monaco dhe një tjetër në Imola.