Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, karrierën mund ta vazhdojë në Greqi.
Interesim për mbrojtësin shtatlartë ka shprehur skuadra me më së shumti trofe (44), Olympiacosi.
“Olympiacos është duke e kërkuar mbrojtësin Mavraj. 32-vjeçari, që nuk pati sezon të mirë me Hamburgun, është në kërkim të një klubi të ri dhe gjasat janë që ai të paraqitet sezonin e ri në Greqi”, shkruan “fws.gr” të martën.
Mavraj 32-vjeçar ka bërë karrierë vetëm në Gjermani.
Ka luajtur edhe për Koelnin, Greuther Furthin, Bochumin dhe Darmstadtin.
Interesim për Mavrajn kanë shprehur edhe Hannoveri, Brescia dhe Deportivo La Coruna.