Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka ndërprerë kontratën me Hamburgun.
Deportivo La Coruna në Spanjë, Brescia në Itali dhe së fundmi Hannoveri në Gjermani, kanë shprehur interesim për Mavrajn.
Klubi gjerman po tregohet më këmbëngulës për transferimin e reprezentuesit kuqezi, për të përfituar edhe nga fakti se është lojtar i lirë, pas prishjes me konsensus të marrëveshjes me Hamburgun, transmeton KP.
Te Hanoveri kërkojnë urgjentisht një qendërmbrojtës dhe Mavraj shihet si një mundësi për faktin se ka shumë eksperiencë.