Pasi humbi shansin që ta përsëriste suksesin e të pëlqyerit të tij, Thierry Henry, e të luajë për Arsenalin në Premier League, Stephy Mavididi, tani është duke bërë emër në futbollin francez.
Sulmuesi 23-vjeçar është duke kaluar formë shumë të mirë te Montpellieri dhe do të jetë udhëheqës i skuadrës së tij që kërkon arritjen në çerekfinale të Kupës së Francës. Të shtunën, Montpellieri luan në udhëtim te Marseille.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMavididi shënoi golin e fitores në vikendin e kaluar, derisa Montpellieri mposhti Monacon 3:2 për të kaluar në vendin e gjashtë në ligë. Ai ishte kontribuues edhe në golin e parë kundër Monacos dhe e shënoi të dytin po ashtu.
Sezonin e fundit, Mavididi shënoi nëntë gola për Montpellierin.
Ishte pjesë e akademisë së Arsenalit në moshën 13-të vjeçare, dhe trajner e kishte legjendën e klubit, Henryn, në grupmoshën U-19.
Mavididi asnjëherë nuk luajti për skuadrën e parë të “revolveristëve”. Ai karrierë bëri si i huazuar edhe te Charltoni, Prestoni dhe Oldhami, para se t’i bashkohej gjigantit italian, Juventusit, në vitin 2018. Te italianët luajti për skuadrën e tretë. Shënoi gjashtë gola në 32 ndeshje të Serie C. Vetëm një herë luajti në Serie A.