Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Matri dëshiron kthimin te Milani

Sulmuesi i Sassuolos, Alessandro Matri, së fundmi, ka shprehur dëshirë që të kthehet te ish-klubi, Milani.

“Corriere dello Sport” shkruan se Matri ka raporte të shkëlqyera me drejtorët e “Rossonerëve”, Leonardon dhe Paolo Maldinin, transmeton KTV.

Gazeta italiane shkruan se 34-vjeçari ka thënë se nuk e ka problem të mbetet zgjedhje e tretë, prapa Gonzalo Higuainit e Patrick Cutrones, dhe ta përfundojë karrierën aty ku e nisi.

Ish-futbollisti i Italisë, në të kaluarën, ka qenë sulmues i Juvenutsit, Cagliarit, Lazios, Genoas e Fiorentinës, para se të kalonte te Sassuolo, në vitin 2016-të.