Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Masvidal shënon fitoren më të shpejtë në histori të UFC-së

Jorge Masvidal ka shënuar fitoren më të shpejtë në histori të serisë UFC, duke e nokautuar Ben Askrenin për vetëm pesë sekonda, në luftën e peshës velter në mbrëmjen që u mbajt në "T-Mobile Arena" të Las Vegasit.

Masvidal vrapoi direkt te Askreni në marrje të sinjalit për nisje të luftës dhe i dha një goditje me gju amerikanit, ndërsa Askren po përpiqej të ulej për të bërë një kapje. Askren menjëherë ra pa ndjenja. Masvidal i dha atij edhe dy goditje, shkruan sot Koha Ditore.

"Ai është një njeri aq i parashikueshëm", ka deklaruar Masvidal, kur u pyet pse vendosi të niste meçin me goditje fluturimthi me gju. "Një pjesë e imja thjesht më thoshte provo, pasi ai do të ulë kokën për të bërë atë lëvizje të zakonshme. Ai ra direkt në gjurin tim".

Askren mbeti shtrirë për disa minuta dhe dukej i trullosur kur më në fund u ngrit në këmbë. Ai u transportua në një spital lokal. Por, ai u lirua nga spitali pas kontrollimeve të obliguara.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)