Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maska e Zaniolos peshon më pak se një palë syze

Nicolo Zaniolo do të paraqitet me maskë të re mbrojtëse në ndeshjen që Roma e luan të shtunën kundër Atalantas në Serie A.

Prodhuesi i maskës për të mbrojtur hundën e Zaniolos që e kishte thyer, ka thënë se ajo peshon vetëm 20 gram, më pak se një palë syze.

Zaniolo e theu hundën në ndeshjen kundër Spezias pasi u godit në fytyrë dhe i siguroi penalltinë Romës me të cilën e fitoi përballjen.

Krahas peshës së lehtë, maksa është e prodhuar prej fibrave të karbonit dhe ofron mbrojtje të mjaftueshme për sulmuesin Zaniolo.

“Ne morëm një imazh 3D të fytyrës së Zaniolos për të krijuar kallëpin fizik për maskën e tij. Lojtari u befasua shumë kur e provoi, pasi tha se nuk mund ta ndjente as në fytyrë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ai mund të shihte qartë dhe ndihej i qetë. Maska peshon më pak se një palë syze dhe Zaniolo do të ndihet më i sigurt me të në fytyrë kur do të luajë”, ka thënë doktori Daniele De Malde.

Zaniolo 26-vjeçar ka katër gola e gjashtë asistime në 29 ndeshje për Romën këtë edicion. Dueli mes Romës dhe Atalantas nis në orën 18:00 dhe i takon xhiros së 28 në Serie A.