Mbrojtësi argjentinas i Barcelonës, Javier Mascherano, beson se periudha e tashme e suksesshme e klubit po i afrohet fundit.
Në mediume është raportuar se Mascherano kishte dashur të largohej nga Barcelona në verë, ndërsa po ashtu edhe vetë Mascherano ka paralajmëruar më herët se po mbaron koha e tij te skuadra katalonjase "Periudha e suksesit e Barcelonës po përfundon dhe jam i sigurt për këtë", ka thënë Mascherano për "El Grafico".
"Nuk ka mbaruar ende, por e di se së shpejti do të mbarojë, siç ndodh me gjithë top-klubet dhe një cikël të suksesshëm të lojtarëve nuk zgjat përgjithmonë. Besoj se e di kur do të mbarojë, por nuk do t'ia them!".
Kontrata e Mascheranos me Barcelonën mbaron në verën e vitit 2019.