Mesfushori Serigo Busquets ka vendosur për t’u larguar nga Barcelona si lojtar i lirë në fund të sezonit, pas 15 vjetësh në ekipin e parë.
Spanjolli ka fituar gjithçka që mundet me klubin katalonas. Ai ka fituar 3 Liga të Kampionëve, 3 Kupa të Botës për Klube, 8 tituj të La Ligas, 3 Superkupa të UEFA-s, 7 Kupa të Mbretit, 7 Superkupa të Spanjës.
“Koha ka ardhur të njoftojë se ky do të jetë stinori im i fundit me Barcelonën. Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm. Që kur isha fëmijë, duke ardhur në ndeshje apo duke shikuar ndeshjet në televizor, gjithmonë kam ëndërruar të luajë me këtë fanellë dhe në këtë stadium. Dhe realiteti tejkaloi gjitha ëndrrat e mia”, tha Busquets.
Ai ka thënë në videomesazhin, se kurrë nuk ka besuar se do të luante 15 stinorë në Barcelonën, të cilin e ka quajtur “klubin më të mirë të botës dhe klub të jetës së tij”.
Busquets ka thënë se vendimi për t’u larguar nga Barcelona nuk ka qenë i lehtë, porse mendon se është koha.
“Ka qenë nder dhe ëndërr, burim krenarie të mbroja dhe të përfaqësoja këtë stemë për shumë vjet. Por, çdo fillim ka edhe një përfundim. Dhe ndonëse nuk është një vendim i lehtë, mendoj se ka ardhur koha. Dua të falënderojë gjithë njerëzit që e bënë gjithë këtë të mundur, nga dita e parë deri në ditën e fundit. Stafin e klubit, fizioterapeutët, mjekët, ekonomët, delegatët, mediat, ekzekutivët, presidentët, trajnerët, analistët, trajnerët fizikë dhe veçanërisht bashkëlojtarët e mi, me të cilët kam ndarë mijëra orë duke bërë shaka, duke folur, stërvitur, luajtur ndeshje, qeshur, qarë, festuar, çdo gjë. Të jesh tifoz i Barcelonës është ndjenja më e mirë”, tha Busquets.
Edhe
Busquetsi pensionohet nga futbolli në fund të sezonit
? A Barça legend says goodbye. #5ergioUnic pic.twitter.com/SWlDN2GtA2
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 10, 2023