Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Martinezi me kërkesë të veçantë gjatë festës në zhveshtore

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez ka bërë kërkesë të veçantë gjatë festës së argjentinasve në zhveshtore.

Në një moment, derisa lojtarët po vallëzonin, Martinez ka kërkuar :"një minutë heshtje” për Kylian Mbappen.

Lojtarët janë ndalur për pak për të vazhduar festën sërish.

Festën në zhveshtore e ka udhëhequr Lionel Messi.