Mbrojtësi i Bayern Munichut, Javi Martinez, ka insistuar se ekipi i tij do të kthehet edhe më i fortë pas eliminimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Bayerni u detyrua të shkonte në vazhdime me nëntë lojtarë, pasi u përjashtua Arturo Vidal shkaku i dy kartonëve të verdhë, mirëpo mbrojtësi spanjoll ka thënë se është krenar me karakterin që tregoi ekipi kur luajti me 10 lojtarë.
“Jam krenar me bashkëlojtarët e mi, nuk mund të them më shumë. Ata luftuan fort dje dhe tentuan shumë. Ne do të rikthehemi më të fortë”, ka thënë Martinez.
Artikuj të ngjashëm