Gabriel Martinelli ka firmosur kontratë të re afatgjatë me Arsenalin, duke lidhur të ardhmen me klubin londinez.
Arsenali dy ditë më parë firmosi kontratë për kohë të gjatë me Bukayo Sako. Martinelli (19) është bashkuar me Arsenalin para një viti, ndërsa ka shënuar dhjetë gola në 26 paraqitje. Ai ishte transferuar nga Ituano.
Braziliani luan për U-23 të vendit të tij.
“Jam vërtetë i lumtur që Gabi ka nënshkruar kontratë të re me ne. Ai është lojtar i talentuar që ka impresionuar me paraqitje, qasje dhe mënyrën e punës. Ne po shikojmë para për ta kthyer në gjendjen më të mirë fizike dhe për të parë zhvillimin e tij në klub”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.
Artikuj të ngjashëm