Mbrojtësi Aaron Martin pritet që edicionin e ri të jetë pjesë e Atletico Madridit, ka raportuar e përditshmja “AS” të premten.
Mësohet se Atletico tashmë ka bërë ofertë për transferimin e 21-vjeçarit, i cili këtë edicion është i huazuar te Mainzi, por që ka kontratë me Espanyolin deri në vitin 2020.
21-vjeçari që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, te Atletico shihet si zëvendësim adekuat për Lucas Hernandezin që në fund të këtij edicioni do të transferohet te Bayern Muencheni.
Për kartonin e tij, Atletico i ka ofruar Espanyolit 20 milionë euro dëmshpërblim. Martin këtë edicion ka regjistruar 26 paraqitje në Bundesligë.
Artikuj të ngjashëm