Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Martial nxit “luftë” mes Juves e Chelseat

Anthony Martial nuk bënë më pjesë në planet e Jose Mourinhos dhe largimi i tij nga Manchester Unitedi duket i pashmangshëm.

Talenti francez që u ble për 70 milionë euro nga Monaco në vitin 2015 nuk ka mundur që asnjëherë të tregojë vlerat e tij me “Djajtë e Kuq”.

Tani në garë për 22-vjeçarin janë futur Juventusi dhe Chelsea.

Problemi kryesor është çmimi i lartë që United ka vënë për futbollistin francez, pasi kërkon së paku 80 milionë euro.

Chelsea është i gatshëm që në negociata ta përfshijë edhe shkëmbimin me Willianin, që pëlqehet shumë nga Mourinho.

Artikuj të ngjashëm