Jesse Lingard dhe Anthony Martial do t’i mungojnë Manchester Unitedit në ndeshjen e kupës kundër Chelseat dhe kundër Liverpoolit në Premier Ligë.
Lingardi u largua pak para fundit të pjesës së parë të ndeshjes kundër PSG-së të cilën e humbi me rezultat 2 me 0, derisa Martiali u zëvendësua në pushim të kësaj pjese shkaku i problemit në kofshë.
“Mendoj se do të mungojnë për dy apo tri javë”, ka thënë Ole Gunnar Solskjaer, menaxher i përkohshëm i Unitedit.
Norvegjezi ka insistuar se mungesat e dyshes do t’u japi rast Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchezit që ta dëshmojnë veten.