Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marseille ofron 15 milionë euro për Giroudin

Pasi i dështoi transferimi i Mario Balotellit, skuadra e Olimpique Marseillet ka kthyer fokusin te sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud.

E përditshmja “L'Equipe” ka raportuar të hënën se Marseille i ka bërë ofertë Chelseat, duke i ofruar 15 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Giroudit.

Sulmuesi 31-vjeçar pritet gjatë kësaj vere të largohet te Chelsea, shtatë muaj pasi iu bashkua. Ai ka kontratë me Chelsean deri vitin e ardhshëm dhe ishte pjesë e Francës që triumfoi në botërorin “Rusia 2018”.

Giroud karrierë ka bërë edhe tek Arsenali, Montpellieri, Toursi, Grenoble e Istresi. Giroudin po e kërkon edhe Atletico Madridi.