Marseille ka shënuar fitore për të mos e lejuar PSG-në që të shkëputet edhe më shumë në Ligue 1.
Të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së 26-të të kampionatit francez, Marseille fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Rennesit. Mbrojtësi Sead Kolashinac vendosi sfidën me golin e shënuar në minutën e 57-të. Marseille është i dyti me 55 pikë. PSG-ja udhëheq me 63 pikë.
Rennesi renditet i pesti me 46 pikë.
Artikuj të ngjashëm