Marseille ka barazuar pa gola në udhëtim te Lorienti. Ndeshja e së dielës mbrëma i ka takuar xhiros së 30-të të Ligue 1 të Francës.
Me pikët e lëshuara, Marseille ka mbetur në vendin e tretë me 61 pikë. Lensi është i dyti me 63 pikë, ndërsa PSG-ja udhëheq me 69 pikë.
Ndonëse jo gjithnjë në formë të lartë, Parisi po marshon drejt një titulli tjetër të kampionit të Francës. Lorienti është i dhjeti me 45 pikë.