Në Kampionatet Ballkanike të volejbollit që do të mbahen në Kosovë këtë vit, nuk do të marrin pjesë përfaqësueset e Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.
Në Kampionatet Ballkanike që do të mbahen në Serbi, nuk do të marrin pjesë përfaqësueset e Kosovës. Nuk ka një vendim zyrtar që ndalon garimin e Kosovës në Serbi apo të Serbisë në Kosovë.
Nuk ka vendim as që ndalon që Kosova të luajë kundër Serbisë, por nuk do të vijë te ndonjë përballje mes dy përfaqësueseve ballkanike. Kampionate Ballkanike do të mbahen edhe në vende tjera, por në vetëm një prej tyre marrin pjesë si Kosova dhe Serbia. Ato megjithatë janë në grupe të ndryshme dhe pa mundësi ballafaqimi.
Deri më tash nuk ka pasur ndeshje të përfaqësueseve të Kosovës e Serbisë në ndonjë sport apo paraqitje të njëra-tjetrës në garat ndërkombëtare të mbajtura në ndonjë vend tjetër. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Serbia nuk e ndal punën për të dëmtuar sportin e Kosovës
-
Kosova e Serbia nuk lejohen në një grup as në lojën kompjuterike
-
“Rrezik dhe provokim”, Kosova mbetet jashtë Evropianit në Beograd
-
Bojkotimi i ndeshjes me Kosovën nga volejbollistët serbë kalon pa dënime
-
Serbët refuzojnë përballjen me Kosovën, gjejnë arsyetimin për t’i ikur dënimit