Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marquez i thotë jo Formula 1, ndihet mirë në Moto GP

Marc Marquez mbyll të paktën për momentin çdo lloj dritareje, për një kalim të mundshëm të tijin në Formula 1.

Për të ardhmen e spanjollit në Formula 1 ka pasur shumë zëra gjatë ditëve të fundit, sidomos duke pasur parasysh faktin që 5 qershorin e kaluar, Marquez provoi të ngiste makinën Red Bull, duke dhënë sinjale inkuarujuese.

Megjithatë ka qenë vetë kampioni në fuqi i botës në Moto GP që ka shuar çdo dyshim lidhur me të ardhmen e tij, transmeton SS. 

“Ishte diçka e bukur të provoja një makinë të Formula 1, por është diçka tjetër ta provosh dhe diçka komplet ndryshe të garosh me të. Do të ishte diçka shumë herë më e rrezikshme. Ishte vetëm një test, Webber më pyeti nëse do të isha i gatshëm të kaloja në Formula 1 në 2021-in, por për momentin ndihem shumë mirë në Moto GP dhe preferoj të qëndroj këtu”, deklaroi Marc Marquez.

Artikuj të ngjashëm