Në vitin 2013, MotoGP ishte në një udhëkryq. E shtangur nga kritikat se gara e klasave të larta ishte bërë e shurdhër dhe e parashikueshme, MotoGP-së po i duhej një revolucion teknik.
Pasi i kishte hedhur motorët 800cc (kubikë) që nuk ishin të dashur, dhe ndoshta armiku kryesor i konkurrencës, sporti aplikoi rregulla të reja për të barazuar konkurrencën. Së pari, ekipet e fabrikave ishin të detyruara të ndanin teknologjinë. Pastaj e gjithë fusha e kësaj gare miratoi elektronikën e zakonshme, duke ulur koston e investimit dhe duke hequr avantazhin e “djemve të mëdhenj me xhep të thellë”.
Kjo ishte lëvizje mendjemprehtë nga kompania që administron MotoGP “Dorna Sport”. Më shumë ekipe të fabrikave u kthyen në këtë sport, distanca ishte ngushtuar mes konkurrentëve dhe gara vazhdoi të bëhej më interesante. Gjithë kjo u arrit falë një rregulli të rrallë, tek i cili MotoGP bëri një përjashtim.
Por, 2013-ta gjithashtu ishte vit në të cilin doli në skenë garuesi Marc Marquez në klasën kryesore. Atëbotë, vetëm 20-vjeçar, spanjolli arriti që falë rregullave të ridefinuara të fitojë titullin e botës në tentimin e tij të parë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)