Drejtuesi i Interit, Giuseppe Marotta ka konfirmuar në një intervistë se sulmuesi Mauro Icardi dhe mesfushori Radja Nainggolan nuk janë në planet e ekipit nerazur.
Me ardhjen e Contes, Interi po bën ndryshime të mëdha, ku një nga ta është largimi i dy lojtarëve me pagat më të mëdha.
“Kur je duke e ndërtuar një projekt, duhet të gjesh profilet e duhura”, ka deklaruar Marotta për Sky Sport Italia, transmeton Koha.net.
“Të dy lojtarët (Icardi & Nainggolan) tashmë e dinë se nuk janë në planet e klubit. Ata nuk janë pjesë e projektit tonë, me gjithë respektin që kemi për ta”, theksoi italiani.
Icardi është lidhur me një transferim në Napoli dhe Juventus. Argjentinasi vlerësohet rreth 60 milionë euro.