Seleksionuesi i Kosovës në basketboll Christos Marmarinos ka thënë se në këtë situatë të një krize globale të shkaktuar nga koronavirusi, duhet të jemi të bashkuar. Pasi vetëm të bashkuar mund të kalohet kjo situatë.
“Planeti po përballet me një krizë me të cilën nuk është përballur në 100 vjetët e fundit. Megjithatë, në çdo krizë ka edhe mundësi. Mund të krijojmë mundësi për veten, familjen dhe shtetin. Shfrytëzoni këtë kohë për të kaluar me të dashurit tuaj. Shumë shpejt kjo krizë do të jetë histori. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, të qëndrojmë në shtëpi dhe të shëndetshëm”, ka thënë seleksionuesi i Kosovës, Christos Marmarinos, për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Marmarinos ka drejtuar Kosovën në dy ndeshjet kundër Islandës e Luksemburgut.