Legjenda e Real Madridit, Marcelo, e ka lënë anash rivalitetin dhe e ka pranuar se Lionel Messi është “i jashtëzakonshëm” dhe “kundërshtari më i fortë” me të cilin është përballur ndonjëherë.
Mbrojtësi brazilian u largua nga Real Madridi pas 15 vjetësh, në vitin 2022, ndërsa ka pasur shumë duele me ikonën e Barcelonës, Messi.
“Messi është i jashtëzakonshëm, kundërshtari më i fortë me të cilin jam përballur. Të gjithë i dimë kualitetet që i ka, madje edhe tani në moshën 35-vjeare. Njësoj ishte edhe në të kaluarën. ‘El Clasico’ ka qenë një prej ndeshjeve më të mira për t’i parë dhe për t’i luajtur. Isha me fat që jam paraqitur në një prej kohëve më të mira të klasikeve. Por nuk ishte vetëm Messi, ka pasur edhe lojtarë tjerë të cilët ishin po ashtu të jashtëzakonshëm”, ka thënë Marcelo të dielën, shkruan “The Athletic”.